http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti mbyll sot të gjithë procesin e kuadrit ligjor për zgjedhjet e 25 prillit. Deputetët do të votojne për 12 anetaret e KQZ së re si dhe per ndryshimin e kodit elektoral, ndryshime që nuk gëzojne as mbeshtetjen e partise demokratike dhe as te një pjese të opozites parlamentare. Debatet e forta gjate seancës nuk kanë munguar , sidomos nga disa deputete si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Lefter Maliqi. GRAMOZ RUCIKRYETAR I KUVENDIT Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotë dhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si një konsensus parlamentar kushtetues. Por pavarësisht qendrimit kunder te nje pjese te opozites parlamentare, mazhoranca i ka 84 votat per te miratuar reformen zgjedhore dhe në këtë situatë e vetmja pengese është dekretimi ose jo I ligjit nga presidenti Meta.