'A do të ketë paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset?' Rama i përgjigjet prerë qytetarit

2020-12-23 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kryeministri Rama ka vendosur që t'u përgjigjet disa videove të qytetarëve, të cilët e pyetën nëse do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset.

Përmes videos Rama u shpreh se për momentin nuk është mundësia që të krijohet një paketë ekonomike.

?I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira. Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë. Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19 por dhe pasojat nga tërmeti që ishte goditje për ekonominë dhe financat e vendit tonë. Po arrijmë t?i përballojmë deri tani me dinjitet dhe do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën më 26 nëntor ashtu sikundër do kthejmë në shkolla nxënësit dhe mësuesit.

Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh?, tha Rama.