#rtvora #rtvoranews
Partia Demokratike nisi nga Kukësi procesin e konsultimit të kandidatëve me bazën, duke shënuar në këtë mënyrë nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ndoqi nga afër procesin ndërsa tha se votimi i kandidatëve nga anëtarësia është një hap i madh i fitores së zgjedhjeve. Të shtunën pëlqimin për kandidatët do ta jap anëtarësia demokrate e Dibrës.
Me nisjen e konsultimit të kandidatëve me bazën, Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ku ndoshta për herë të parë në histrori loja nis ende pa i pasur të qarta rregullat, kjo për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhor.
Serketari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ndoqi nga afër procesin e votimeve në Kukës, ndërsa tha se se ky proces trregon dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit që sipas tij kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe kriminelë të tjerë.
Bardhi: Është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike. Do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t?i caktonin qytetarët.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pd-nis-fushaten-elektorale-nga-kukesi-me-votimin-e-kandidateve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv