Nga ish- drejtor policie te bashkëpunëtorët e afërt të Bashës, lista e kandidatëve të PD në Durrës

2020-12-23 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Paralelisht me debatin për Reformën Zgjedhor, Partia Demokratike duket se është pranë përzgjedhjes së emrave për kandidat në zgjedhjet e 25 Prillit 2020. Një prej garave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike është ajo në Qarkun e Durrësit, ku edhe janë mësuar emrat më të përfolur.

Oerd Bylykbashi, i cili njihet nga bashkëpunëtorët e afër të Berishës dhe Bashës, do të drejtojë listën e deputetëve për kandidatët të PD në Qarkun Durrës. Emra të njohur të PD duket se do të jenë pjesë e listës, siç janë Igli Cara apo ish drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Vullnet Topalli. 

Por nuk mungojnë as emra që vijnë nga bota akademikë si Arian Dedej, Fatbardha Kadiu apo Redi Varaku. Në këtë zgjedhje pritet të kandidojnë edhe ish ? kandidat në zgjedhjet e kaluara apo persona që mbajnë pozicione drejtuese në Partinë Demokratike të Qarkut Durrës.

Disa nga emrat më të përfolur në garën e brendshme të PD në Qarkun Durrës janë:  

1. Oerd Bylykbashi, Bashkëpunëtor i afërt i Bashës dhe hartues i ligjit për dekriminalizimin dhe njeriu i PD në Komitetin e Reformës Zgjedhore, ish - këshilltar i Sali Berishës dhe deputet i PD që nga legjislatura e 2013.
2. Dejana Burgija, ( ish sekretare e Degës në vitin 2014-2017 deri në momentin kur dha dorëheqjen për t?u punësuar si Drejtoreshë te Avokati i Popullit),  ish kandidate për deputet në zgjedhjet e 2017.
3. Igli Cara, ( ish kryetar i degës së PD Durrës 2009-2013 dhe ish-deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura 2009-2013 dhe 2013-2017)
4. Fatbardha Kadiu, ( pedagoge, ish specialiste taksash në Bashkinë Durrës, ish deputete e qarkut në vitin 2017)
5. Aulon Kalaja, ( aktivist gazetar i angazhuar në mbështetje të çështjeve publike)
6. Arian Dedej, ish Kryetar i Forumit Rinor, pedagog në universitet, ish kandidat i PD për deputet në vitin 2013.
7. Merita Dakoveli, anëtare e kryesisë së PD Durrës ish e përndjekur. Nga viti 2019 drejton Departamentin e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit në degën e Durrësit.
8. Enri Ceno, ish kandidat për Kryetar Forumi, ish kandidat për deputet i qarkut Durrës në vitin 2017. 
9. Ardian Muka, urbanist, anëtare i Kryesisë së PD, Nënkryetar i PD Durrës) nga 2007-2012 anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës.
10. Sami Osmani, i përndjekur politik, anëtar i Kryesisë së PD Durrës. Aktualisht është Kryetar i grupseksionit në zonën e Kënetës, duke e marrë drejtimin e saj sapo PD doli në opozitë.
11. Redi Varaku, gazetar, analist pranë PD , pedagog, ekspert i çështjeve Anglo-Amerikane
12. Vullnet Topalli, ish drejtor i Policisë Bashkiake në Tiranë, ish - Kandidat për deputet në zgjedhjet e 2013 dhe 2017