Top News - Vuçiç tërhiqet sërish/ Nuk jemi afër zgjidhjes politike

2020-12-23 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Aleksandar Vuçic, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në nje marrëveshje politike me Kosovën. Me marreveshjen e firmosur nw Washington nw 4 shtator, Kosova dhe Serbia rane dakord që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës. Por nw njw deklarate per reuters, Vuçic i përshkroi marrëveshjet e Uashingtonit si një hap i madh në drejtim të duhur, megjithate tha se ka një rrugë të gjatë deri te normalizimi politik. ?Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t?i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë. Nuk po them sidoqofte se jemi afër një zgjidhjeje politike?, u shpreh ai, edhe pse e përshkroi bashkëpunimin ekonomik si ?çelës? të çdo marrëveshjeje politike në të ardhmen. Marrëveshjet për normalizimin ekonomik janë nënshkruar nga Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.Dy palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. nw driten e ketyre zhvillimeve, ndaloi dhe ne prishtine nje dite me pare delegacioni i Qeverisë amerikane, i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në Shtetet e Bashkuara (DFC), Adam Boehler, I cili pas Kosovws ndaloi nw beograd për t?u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e këtij shteti, Ana Bërnabic. Nw delegacion pwrfshihet edhe I dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVucic#TopChannel