Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur sot në emisionin ?Opinion? në Tv Klan për protestën e Ligës Profesioniste. Në një lidhje direkte me ?Opinion?, Duka tha se rrogat e futbollistëve ?mund të varjojnë nga 200 euro në 6 apo 7 mijë Euro?.
Për sa i përket deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili ka thënë se futbollistët nuk deklarohen me pagat reale, Duka iu përgjigj me një shembull.
?Kjo është si të flasësh në studio televizive pa asnjë argument. Por unë i them kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar me një rrogë 5 milionë Lekë. Por ka dhe disa klube që deklarojnë më pak rroga nga sa i kanë realisht?, tha ai.
Më tej kreu i FSHF-së po ashtu tha se ka folur disa herë me Ramën, dhe tha se Kryeministri ka qenë optimist për plotësimin e kërkesave. ?Kam folur më shumë se njëherë, ka qenë optimist që këto do të ndryshime do të bëhen?, tha ai.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/