Gjendet 19-vjeçarja, babai i lutet live, vajza refuzon të kthehet. Nëna e një djali rrëfen arsyen

2020-12-05 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Merr fund saga e zhdukjes së 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u largua nga banesa e prindërve më 17 gusht të këtij viti, duke lënë djalin 2 vjecar dhe bashkëshortin. Rasti u denoncua në emisionin ?Pa Gjurmë? në Report TV, ku këtë të premte u dha edhe lajmi i mirë për gjetjen e 19-vjecares. Prindërit e kërkuan live të bijën, me frikën se mbahej peng. Babai i vajzës u përlot në studio, kur stafi ?Pa Gjurmë? shfaqi video mesazhin që Venera kishte dërguar, ndërsa pa treguar asnjë adresë ajo shprehej se ishte shëndosh e mirë dhe se qëndronte e ngujuar, nga frika se familjarët mund ta gjenin. Në pak minuta e reja nga Berati pati një tjetër komunikim prekës me babain, live në studio. Ismail Avdia nuk reshti së luturi që e bija të kthehet në shtëpi. Venera refuzoi duke sqaruar se arsyeja e vërtetë e largimit ishte dhuna që i shoqi ushtronte mbi të, arsye të cilën babai e mësoi live. Ajo hodhi poshtë, duke e konsideruar një mashtrim edhe dëshminë e një dite më parë të publikuar në ?Pa Gjurmë?, të personit që deklaroi se kishte lënë takim me 19 vjeçaren ditën që ajo u zhduk.