Vokshi: Në Kombinat, zhduket Drejtori i shkollës me Covid, mësuesve s'u bëhet tamponi

2020-12-05 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

#tvora #rtvoranews
Shkollat në të gjithë vendin pritet të hapin dyert për nxënësit të hënën e 14 shtatorit.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se shkollat nuk janë ende gati, dhe për këtë ajo i referohet kryesisht kryeqytetit.

Vokshi: Në Tiranë shumica e shkollave kanë 35-40 nxënës në klasë.Aq më tepër që ka dhjetëra shkolla që shembur. Nxënësit e ?Sami Frashërit? kanë shkuar te ?Çajupi?. Nuk po punësohet mësues shtesë por po pushohen nga puna.Të gjitha këto problematika duhen rregulluar para se të nisë shkolla. Vende të tjera kanë marrë ambjente shtesë me qira.

Sipas saj, protokollet janë të mira por janë të pazbatueshme në kushtet aktuale.

E ftuar në ?Ditë e Re? në Rtv Ora, ajo tha se në selinë blu çdo ditë vinë denoncime nga qytetarë, duke treguar edhe rastin e një drejtori shkolle në Kombinat me Covid.

Vokshi: Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është ?zhdukur?, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh.

Vokshi nuk mbështet vijimin e mësimit online, duke treguar edhe përvojën e saj me dy vajzat, por një shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor sipas saj duhet të ishte bërë në mënyrë që të merren të gjitha masat për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.


Vokshi: Kam dy vajza dhe jam marrë në mënyrë të dedikuar me mësimin online, ishte shumë i vështirë, kërkonte shumë mund, më duhet dhe mua të merresha me to. Unë nuk jam për mësimin online, jemi që fëmijët të shkojnë në shkolla se atje mund të bëhet mësimi.Fëmijët gjatë qëndrimit në shtëpi janë bërë të varur nga telefoni, po mbyllen në veten e tyre. Covid do të lërë shumë pasoja te gjithë ne. Jemi për mësimin fizik, ajo që kërkojmë është të merren masat, të mos cedohet. Më mirë ta shtyjmë disa ditë apo javë por ama të merren kushtet. Nuk kemi ujë në shkolla.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/denoncimi-i-vokshit-drejtori-me-covid-i-nje-shkolle-ne-kombinat-eshte-zhdukur-mesuesve-nuk-eshte-bere-tamponi/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv