Belinda Balluku ka inspektuar punimet në pjesën veri-lindore të Unazës së Jashtme të Tiranës

2020-11-05 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho kanë inspektuar punimet në pjesën veri-lindore të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Siç parashikohet, brenda shtatorit segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, pjesë e këtij projekti, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë trafikun në këtë zonë të kryeqytetit.Ndërkohë po vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të shpejtë në dispozicion të qytetarëve.

"Puna po ecën me ritme të kënaqshme. Për të thënë të drejtën ky është një nga kantierët më problematikë që ne kemi pasur e një shtrirje në kohë që nuk justifikon praktikisht kilometrat që ky kantier ka, por nga ana tjetër duhet pasur parasysh kompleksiteti në këtë zonë, duke pasur parasysh që është një zonë shumë e banueshme, për më tepër me ndërtesa të para vitit '91. Pra jo thjesht ndërtesa të pa legalizuara etj. Shpresoj që t'i kemi mbyllur të gjitha problematikat e shpronësimeve. Më rezulton që një nga segmentet do ta dorëzojmë në shtator, i cili dorëzohet në shtator dhe bëhet i aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që për dorëzimin e segmentit të dytë ju keni vënë si afat 21 prill të vitit 2021, por unë do të insistoja që duhet mbyllur më shpejt. Unaza e Jashtme e qytetit të Tiranës është një nga veprat më të rëndësishme", deklaroi Balluku.