Personi që shihni duke qëlluar me breshëri automatiku drejt hotel Volorekes në Pogradec, është Mariglen Topuzi. 34-vjeçari u arrestua nga policia një ditë pas ngjarjes, ndërsa 3 bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim. Ilirjan Berberi dhe Merad Berberi janë dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij, sipas njoftimit të policisë.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre u gjetën motori Suzuki pa targa, dy skafandra dhe armët me të cilat terrorizuan dhjetëra pushues që qëndronin në hotel Voloreka mëngjesin e së premtes, siç shihet nga këto pamje.
Policia tha se Maringlen Topuzi ishte dënuar më parë me 10 muaj burg për djegien e makinës së djalit të pronarit të hotelit.
?Dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, dhe nje jave me pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij?, thuhet në njoftimin e policisë.
Mëngjesin e së shtunës dy persona të maskuar me kapuçë qëlluan breshëri plumbash duke terrorizuar burra, gra dhe fëmijë që kishin zgjedhur të pushonin këtë fundjavë në Pogradec.
Pjesa më e madhe e plumbave u qëllua drejt dhomës ku flinte djali 20-vjecar i Jetmir Muçllarit.
Të terrorizuar nga ngjarja, pushuesit në hotel thanë se breshëritë e kallashnikovit zgjatën për disa minuta duke i vënë në rrezik jetën fëmijëve të tyre.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/