VLORË- Pas 3 ditësh e humbur, është gjendur në Fushë- Krujë, 15-vjeçarja Ergita Liço. Report Tv mëson se vajza po kthehet në shtëpi së bashku me babanë e saj, Miklovan Liço. Kërkimet për të kishin zhvilluar edhe në qytetin e Beratit, por u ndalën pasi vajza u gjet mbrëmjen e kësaj të shtune.
Kontaktuar nga Report Tv, babai i vajzës ka hedhur dyshime se persona të paidentifikuar e kanë mbajtur vajzën me forcë."Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet", rrëfen babai.
Denoncimi është bërë nga babai i saj, Miklovani. Ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes. Vëllai i vajzës e kishte parë të motrën fillimisht në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi, por ajo nuk kishte pranuar ndërkohë kamerat e sigurisë në Lushnje e kishin filmuar në një hotel.
VIDEO/Dëshmia e babait