POGRADEC- Një ngjarje horror ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bucimas të Pogradecit, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij. Dy personat janë identifikuar si Olsi dhe Firdes Çekiçi. Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, ku më pas autori ka rrëmbyer thikën nga kuzhina dhe ka vrarë nënën e tij dhe kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi.
Pas britmave të gruas 70-vjeçare, fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 44-vjeçarin. Sipas gazetares Gladiola Hoxha, autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas burimeve nga spitali i Pogradecit është i kartelizuar por nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mjekime.Ai gjithashtu është rast i njohur nga policia që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Gjithashtu në banesë ka qenë edhe vëllai i tij, një person tjetër në familje me probleme mendore, i cili ka marrë lëndime të lehta. Personat me probleme mendore në Korçë janë kthyer në rrezik potencial, ku ky është rasti i tretë për këtë vit.