TIRANE-Në Fier dje u regjistruan 7 raste me COVID. Report Tv mëson se 6 nga rastet e njoftuara janë nëpunës të Kadastrës. Këta të fundit janë vetëizoluar prej disa ditësh kur u konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni.
Ky i fundit ishte pjese e kontakteve të mjekut anestezist i infektuar javën e shkuar nga kontaktet me të afërm në Vlorë. Gjithsej në Kadastrën e Fierit janë 7 nëpunës të infektuar me koronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar. Pacientët janë duke u trajtuar në banesat e tyre ndërsa puna në këtë institucion vijon për shërbimet ndaj institucioneve dhe noterëve, gjykatë dhe policisë.Në Kadastrën Fier punojnë 40 punonjës ndërkohë që vetëm 10 prej tyre aktualisht janë në punë ndërkohë që të tjerët janë në karantinë në shtëpi. Përsa i perket shërbimit ndaj qytetareve ai ofrohet nëpërmjet e-Albania dhe sporteleve ADISA-s. Dje u shënua një i vdekur dhe 82 të prekur me COVID.