Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Kryeministri Ilir Meta ka takuar sot në mesditë, në selinë e partisë kryesocialistin Fatos Nano. Takimi mes kreut të qeverisë dhe atij të partisë, ka pasur në qendër kandidaturat e koalicionit Aleanca për Shtetin, në zgjedhjet lokale sidomos për Bashkinë e Tiranës.
Socialistët e Tiranës janë në përfundim të mbledhjeve të këshillave zonale, ku shumicën e votave për kryebashkiakun e kryeqytetit e kanë përfituar Pandeli Majko, Edi Rama e Taulant Dedja. Sipas kryesocialistit të kryeqytetit Ulqini, të dielën Komiteti Drejtues Socislist për Tiranën voton tre kandidaturat.
Musa Ulqini:- ?Ditën e diel, ne do të shpallim përfundimisht, do të miratojmë në kryesinë dhe në Komitetin Drejtues të PS, listën me kandidatë të cilët do të kandidojnë për postin e kryetarit të bashkisë, për t?ia përcjellë kryesisë së PS ditën e hënë?.
Gazetari:- Në rast se kryesia e PS nuk miraton një nga tre kandidatët tuaj, si do të kundërpërgjigjet kryesia e PS së Tiranës?
Musa Ulqini:- ?E rëndësishme është që kryesia e PS të respektojë një nga tre kandidatët dhe kjo është demokratike?.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm aleancistë, Ridvan Peshkëpia, ka diskutuar sot në selinë e PS me sekretarin e përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi, për bashkëpunimin zgjedhor sidomos në turin e dytë. Asnjë kompromis deri tani mes dy partive për zona të lira, për kandidatët e tyre për pushtetarë lokalë./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/