Ekspertim celulareve te familjes Josifi |Lajme-News

2020-08-01 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.
Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.
Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mos ushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve të 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën në Mars të vitit të kaluar.
Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ringjallej dhe filluan të vetesakrifikoheshin duke refuzuar edhe ato ushqyerjen.
Por për shkak të gjendjes mendore, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa gjendja e saj të përmirësohet.
Po kështu pritet të merren në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/