Transporti publik rinis të hënën! Nëse nuk mban maskë gjoba për pasagjerët, jo për fatorinot

2020-07-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se 'nëse nuk nisin punën do iu hiqet licenca, pasi nuk mund të mbajnë peng qytetin'.

Në marrëveshjen e arritur me Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Transportit është dakordësuar që fatorinot dhe shoferët e autobusëve nuk do të mbajnë më përgjegjësi për respketimin e masave anticovid, ku edhe mund të gjobiteshin në rast të shkeljeve të tyre nga pasagjerët. Me marrëveshjen e arritur tashmë përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruaj distancën fizike, në të kundërt do të gjobitet. Në protokollin e sigurisë në transportin qytetas dhe rrethqytetas ka ndryshuar edhe pika ku thuhet se operatorët e transportit nuk janë më përgjegjës për mosrespektimin e masave anticovid nga ana e pasagjerëve apo dhe nga ana e stafit, por përgjegjësia është personale. Në protestat e tyre shoqatat kanë kërkuar që të ndryshohet protokolli, pasi ngarkonte më përgjegjësi fatorinon dhe shoferin që të kontrollonin pasagjerët për maskat, dorezat dhe për distancën. Kjo kërkesë e tyre tashmë është realizuar.