Kodi i ri zgjedhor “rikthen” opozitën të hënën në parlament - Vizion Plus

2020-07-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te henen ne parlament do te depozitohen dy drafte te reformes zgjedhore; nje draft qe perfshin ndryshimet ne kodin elektoral e qe do te zbatohet ne garen e vitit 2021, dhe nje kod I ri zgjedhor qe do te hyje ne fuqi ne vitin 2025 e do të perfshije elementin e depolitizimit te komisioneve.Ekspertet kane perkthyer ne amendamente te gjitha ceshtjet e dakortesuar mes mazhorances dhe opozites ne keshillin politik dhe tashme partite po kryejne verifikimet e fundit.Ceshtja e shume debatuar e anetareve te komisionit qendror te zgjedhjeve kthen per here te pare pas nje viti e gjysem opoziten ne parlament, pasi nje perfaqesues I saj do te marre pjese ne procesin e percaktimit te trupes se re elektorale. ?Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar. Partitë e përcaktuara në këtë pikë autorizojnë një përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë komisionit parlamentar.?Ky i derguar i posacem zgjedh perfaqesuesit e opozites ne komisionin qendror te zgjedhjeve. Per here te pare ne kodin zgjedhor jane futur parashikime per voten e emigranteve por procesi I eshte lene ne dore KQZ e ende eshte e veshtire te thuhet se emigrantet do te votojne ne vitin 2021.Por nga ana tjeter te dy palet jane angazhuar qe vitin e ardhshem identifikimi biometric te zbatohet ne te gjithe territorin e vendit.