Dy gjyqtarë paditen në SPAK për falsifikim dhe fshehje pasurie - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Padia është bere nga ish-prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.
Ata akuzojnë dy gjyqtarët e KPA-se për falsifikim, fshehje të ardhurash dhe mosdeklarim pasurie.
Te tre paditësit janë shkarkuar më herët nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit.Ata pretendojnë se nga kërkimet e tyre kanë siguruar të dhëna se Hajdari ka paraqitur pranë Avokatit të Popullit, dokumente me përmbajtje të falsifikuar, me qëllim që të zgjidhej anëtar i institucioneve të rivlerësimit.
Kallëzuesit pretendojnë se bazuar ne të dhënat publike, rezulton se Luan Daci është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit në tetor të vitit 2007 dhe se nuk mund të vërtetohet ligjërisht se ka qenë avokat para këtij viti.
Strukturat e posaçme nisen procedim penal ndaj Dacit për ?falsifikim të dokumenteve? për shkak të mosdeklarimit gjatë aplikimit të shkarkimit nga detyra në vitin 1997 si dhe deklarimit të tij para Komisionit Ad Hoc se ishte larguar me dorëheqje.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më 20 maj caktoi masën e sigurise ?pezullim nga detyra? por që u rrëzua më pas nga Apeli me shumicë votash, duke vlerësuar se fshehja e masës disiplinore nuk ishte falsifikim.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1