Report TV - Bylisin se ndal 'VAR-i' shqiptar, eliminon Skënderbeun! Datat e gjysmëfinaleve të Kupës

2020-07-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Bylisi është skuadra e fundit e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra ballshiote ka marrë një barazim 1-1 mes tensionit në Korçë ndaj Skënderbeut dhe është kualifikuar më tej për shkak të fitores 1-0 në çerekfinalen e parë.

Në Stadiumin Skënderbeu vendasit realizuan të parët në minutën e 34, por në fundin e pjesës së parë sharjet dhe shtyerjet gati sa nuk përfunduan në grushte kur arbitri Enea Jorgji anuloi një penallti të akorduar në momentin që futbollisti i Bylisit po e godistje. Një ?VAR? ?alla-shqiptar? që tensionoi shumë gjakrat. Gjithsesi ballshiotët gjetën forcat në pjesën e dytë të barazonin me Malçin dhe si pasojë të kalonin në katër më të mirat.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera çerekfinaliste të kthimit Tirana mori një barazim 1-1 kundër Besëlidhjes, por kalon më tej si pasojë e fitores 4-1 në kryeqytet. Sakaq një biletë për katër më të mirat e preu edhe Teuta, që pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dje në Durrës mposhti 1-0 Vllazninë. Sakaq edhe Kukësi nuk diskutoi asgjë ndaj ndaj Apolonisë. Verilindorët që ndeshjen e parë e fituan 2-1 në Fier, në ?Elbasan Arena? të mërkurën bënë po të njëjtën gjë kundër Apolonisë, por këtë herë me rezultatin 3-1.

Shorti për çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet të premtën, ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 1 korrik, ndërsa ata të kthimit me 15 korrik.