Pollog, rinis transporti publik

2020-06-24 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

?Pas një ndalese disa javore të transportit ndërkomunal, këtu në qytetin e Tetovës, nga dita e djeshme, sërish në rrugë janë kthyer furgonët dhe autobusët?

 Gjatë transportit me autobusë dhe fugon, transportuesit mund të përdorin 50 për qind të kapacitetit të automjetit të tyre transportues, dhe të gjithë udhëtarët, detyrimisht duhet të mbajnë maska mbrojtëse?-tha Teuta Arifi, kryetare e Tetovës.

Por sa realisht respektohen masat. Shumica e udhëtarëve që hasëm nëpër fugon ishin pa maska. Ndërsa refuzonin të flasin para kamerave.

Drejtuesit e furgonëve ankohen se nuk njerëz dhe se shkaku i virusit, udhëtarët shumë pak më përdorin transportin publik.

?Dy muaj nuk kam dalë aspak, tani këtë javë kam filluar të dal. Po nuk ka kot, nuk ecin nuk ka njerëz, udhëtar nuk ka. Edhe prej virusit nuk ecin edhe krizë ka kapluar para nuk ka?

 ?Çdo njeri duhet me maskë patjetër. Llogari nuk ka po do rregullohet edhe ajo punë?

Në Transportimin e udhëtarëve nga qyteti dhe komunat përreth, janë 250 furgonë dhe dhjetëra autobusë. Shumica e tyre operojnë në të zezë.




Bashkim Sulejmani