Mustafa: Bojkotuam zgjedhjet, s'kemi zë në parlamentin Serb, Presheva do të jetë pjesë e Kosovës

2020-06-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për RTV Ora, Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së në Luginën e Preshevës u shpreh se partia e tij nuk ka marr pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, Serbia nuk është treguar asnjëherë e gatshme për të dëgjuar zërin e shqiptarëve.

Ai tha se tanimë, kur marrëveshja Prishtinë-Beograd po afron, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të interesuar që të jenë pjesë e integrale e republikës së Kosovës,

Ragmi Mustafa: PDSH që funksionon qysh nga viti ?90 në ish-Jugosllavi, nuk merr pjesë në këto zgjedhje, sepse nuk është treguar asnjëherë gatishmëri e Serbisë, që në 250 deputetë të dëgjohet një zë i shqiptarëve. Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare me një grup të ?unifikuar? të shqiptarëve, nga ku 3 parti në Bujanovc dhe Preshevë nuk arrinë të kenë më shumë se 5-6% të popullit.

Sot u vërtetua se nuk ka qenë synimi që të unifikohen për të nxjerrë popullin në votime, pasi nuk janë mbajtur tubime. Ne i bojkotojmë zgjedhjet sepse nga praktika e partive të tjera në zgjedhjet parlamentare nga viti 2017 e këtej, nuk është treguar ndonjë rezultat. Tanimë kur marrëveshja Prishtinë-Beograd po afron, shqiptarët e luginës së Preshevës janë të interesuar që të jenë pjesë e integrale e republikës së Kosovës, ose të rikthehen sepse pas Luftës së Dytë Botërore këto tri komuna janë shkëputur me pa të drejtë.

Mustafa tha gjithashtu se pjesëmarrja e shqiptarëve në votime ishte shumë e ulët, rreth 5-6%, por pavarësisht kësaj, ai foli për amplifikim të votave në kutitë e votimit.

Ragmi Mustafa: Ne kemi montuar pjesëmarrjen në votime të shqiptarëve dhe ka qenë shumë e vogël, deri diku në 5-6%. Gjithsesi, në kutitë e votimit janë amplifikuar, duke dalë disa qindra herë më shumë vota. T?i vidhet qytetarit të lirë shqiptar vota kështu, kjo gjë ndodh vetëm në vendet afro-aziatike ose vendet e lindjet, dhe në Serbi. Po në Serbi situata nuk është më e mirë, pasi edhe opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe partia e Vuçiç ka dalë e vetme dhe komisionerët e tij ia kanë dalë t?i mbushin kutitë në mënyrë marramendëse.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/mustafa-bojkotuam-zgjedhjet-skemi-ze-ne-parlamentin-serb-lugina-presheves-do-te-jete-pjese-e-kosoves

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv