Pogradeci hap sezonin turistik, plazhe hapësira të rregulluara - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-21 7 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti i Pogradecit ka çelur kete te diele sezonin turistik. Në kushtet e pandemisë është mbajtur vetëm një ceremoni e vogël në të cilën mori pjesë Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Kryebashkiaku Ilir Xhakolli i njohu ata me disa nga investimet e kryera së fundmi sic është sheshi i trëndafilave me rreth 4 mijë të tillë të cilët lulëzojnë në 9 muaj të vitit.Njëkohësisht si pjesë e këtij sheshi edhe 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy korifejve.Xhakolli gjithashtu i njohu ata edhe me punën që është bërë në rehabilitimin e plazheve, hapesirave publike për pushuesit dhe rikthimit të plazheve të vjetra si plazhi i ?Huçkave?.Gjithashtu po në kushtet e pandemisë u mbajt edhe një takim me operatorët e biznesit ku u diskutua me t?a mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit, ndërsa më të mirët në radhët e tyre u çertifikuan me çmime vlerësimi për shërbimet.Këtë vit Pogradeci ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për qytetarët jo vetëm me ndryshimet e bëra por edhe plazhet publike, pastërtia, sportet ujore si stand up paddle apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.