VMRO-DPMNE-ja akuzon për punësime partiake

2020-06-19 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Zëvendësministrja e Administratës Nevenka Stamenkovska, kërkoi që të ndalohen punësimet partiake. Ajo dorëzoi në Prokurorinë Themelore Publike dëshmi, për siç thotë ajo, për punën e paligjshme të atyre që janë përgjegjës në Regjistrin Qendror. Ajo tha se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar punë të paligjshme dhe moszbatimin e procedurës së punësimit, në përputhje me Ligjin për Nëpunësit Administrativ.

Dhe në vend që ta obligojë punëdhënësin t?i shfuqizojë punësimet, të ngritë padi kundërvajtëse dhe ta njoftojë Prokurorinë për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale, i njëjti shpallet jokompetent për shkak të kolizionit të ligjeve dhe mbikëqyrjen ia lejon Ministrisë së financave dhe Qeverisë?-theksoi Nevenka Stamenkovska, zëvendës ministre e shoqërisë informatike.

Për ministrin, Damjan Mançevski, nuk bëhet fjalë as për punësime të reja e as për partiake. Në Regjistrin qendror mënyra e punësimit është trashëguar prej më parë.

Nuk është bërë vepër penale, përkundër, në këtë mënyrë gjithmonë janë bërë punësimet në Regjistrin Qendror, por është fakt se duhet të zgjidhet problemi menjëherë pas formimit të Kuvendit?-pohoi Damjan Mançevski- ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.

Regjistri Qendror hodhi poshtë akuzat si të pavërteta dhe informacionet e rrejshme, duke pohuar se të gjitha punësimet kanë qenë ligjore.

Vesna Vellkova