Vëllai dhe nipi marrin hakun për vrasjen e Prel Markut,arrestohet bashkëpunëtori në vrasjen e Billës

2020-06-18 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës është arrestuar një person. Ai është Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës. 

Sebastian Mali u arrestua në Tiranë, ndërsa sipas policisë i janë gjetur edhe disa prova materiale, që e implikojnë në vrasje. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.Operacioni është zhvilluar në disa qytete, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë. Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa vrau Prelë Markun, 22-vjeç asokohe. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se sipas burimeve nga grupi hetimor, Sebastian Mali që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës ka luajtur e rolin sinkronizuesit. Konkretisht, 22-vjeçari akuzohet nga policia se ka ruajtur, pra vëzhguar Billën dhe në momentin që po drejtohej për te qendra Kristal te Komuna e Parisit ka njoftuar autorët që iu vendosën pas duke e ndjekur dhe qëlluar për vdekje. Pra, nuk ishte i riu që qëlloi për vdekje Billën, por sinjalizoi autorët mbi lëvizjet.