Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, drejtori i pastrimit: Për disa ditë do i depozitojmë në Sharrë

2020-06-08 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Qyteti i Durrësit është 'pushtuar' nga plehrat dhe mbeturinat, ku në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se të gjithë koshat janë të tejmbushur dhe pa pastruar. Kjo situatë është krijuar pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Drejtori i pastrimit të plazhit, Alfred Luli gjatë një bisede telefonike me gazetarin e Report TV ka deklaruar se është arritur akordi me subjektin në Sharrë për të depozituar mbetjet për disa ditë aty.

Pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgojë ato në Manëz. Por protesta e mbrëmshme e banorëve dhe fakti se ajo fushë është ezauruar dhe nuk ka më hapësirë ka bërë që për disa ditë ato të dërgohen në landfillin e Sharrës. Aktualisht nuk po dërgohen më mbetje në Manzë pasi nuk ka më hapësirë.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve pret një fond shtesë nga Ministria e Financave.