VMRO-DPMNE paralajmeron bojkotimin e zgjedhjeve | Lajme - News

2020-05-27 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

I vetëdijshëm se vendit i nevojitet Kuvend dhe institucione funksionale, Mickoski megjithatë konsideron se muaji Qershor është shumë herët për organizim të zgjedhjeve, duke pasur parasysh që çdo ditë ka të infektuar të rinj me Covid-19.

Në qoftë se LSDM-ja vendos që t?i organizojë zgjedhjet, 20 ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ai nuk përjashton bojkotimin.

?Në qoftë se vendosin të shkojnë në zgjedhje dhe të marrin hap të këtillë të njëanshëm, lirisht, u dëshiroj fat në ato zgjedhje, të jenë lira dhe demokratike?.
-A është ky paralajmërim për bojkotim të zgjedhjeve?
?Unë qëndroj pas kësaj përgjigje që ua dhashë, le të jenë me fat dhe le të marrin pjesë?.
-Sekretari juaj i përgjithshëm tha, nëse nuk gaboj ? gjithçka është e mundur?
?Po, gjithçka është e mundur, po, gjithçka është e mundur?.

Data e zgjedhjeve duhet të vendoset me konsensus mes aktorëve politikë, shton Mickoski, edhe pse pak kohë më parë dy takime të liderëve te Presidenti i shtetit kaluan pa zgjidhje. Marrëdhëniet me Presidentin Stevo Pendarovski i vlerëson si korrekte.

?Deri tani kemi komunikim që bazohet në funksionim normal, asgjë e veçantë, as e keqe. Nuk mund as të ankohem, as të lavdërohem me komunikimin. Funksionojmë normalisht?.

Mickoski konsideron se Maqedonia e Veriut për momentin ka keqkuptime pothuajse me të gjitha vendet fqinje.

?Me të gjitha vendet fqinje në përgjithësi për momentin kemi, do të thoja, paqëndrueshmëri të caktuara. Kjo eskaloi me fqinjin tonë lindor, me Bullgarinë, para disa ditëve e pamë se pati kritika për Pendarovskin nga ana e Serbisë fqinje, sot shohim një masë nga qeveria e Shqipërisë, nga zoti Edi Rama, që me të vërtetë nuk mund ta kuptoj, kështu që në përgjithësi në këtë moment jo vetëm që nuk kemi marrëdhënie të mira me fqinjët, por kudo, me secilin prej fqinjëve ekziston keqkuptim i caktuar?.

Duke u deklaruar si ?besimtar konservativ?, Mickoski refuzoi të flasë për shkeljet e restriksioneve të lëvizjes, të kryera nga besimtarët ortodoksë dhe myslimanë gjatë festave fetare, duke i gjykuar pohimet se kjo ndoshta është arsyeja për numrin në rritje të të prekurve me koronavirus kohëve të fundit.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/