FIER- Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fier, në pronësi të një familjeje! Shtëpia e një 52-vjeçari me inicialet A.K, i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis. Për pasojë në pranga kanë rënë nënë e bir, Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç dhe Anxhelo Kapaj (i biri) 22 vjeç, e ndërsa janë shpallur në kërkim babai, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B., 33 vjeç.