Rrefimi trondites: Si me ngacmoi babai seksualisht | Lajme - News

2020-05-14 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

Është e tronditur dhe nuk i mban dot lotët. Rrëfimi se si babai e ngacmoi seksualisht, është po aq i vështirë sa momenti që ka kaluar.

Vajza 18 ?vjeçare nga Maliqi, që denoncoi babain e saj për ngacmim seksual, tregon për Tv Klan detaje nga mbrëmja e të hënës kur babai e ftoi të tymosnin hashash.

Vajza: Vajta në fshat por nuk ishte ai. Ai erdhi në orën 22:00 të darkës, ndejta me shoqen e fëmijërisë deri në orën 10. Pastaj më mori në telefon edhe vajta në shtëpi. Vajta në shtëpi, kisha marr edhe për të ngrënë siç më tha ai, edhe nuk hëngra se nuk më hahej, dhe si je si ke kaluar dhe pastaj filloi piu.

Gazetarja: Çfarë piu?

Vajza: Hashash.

Gazetarja: Është konsumues droge, e përdorte vazhdimisht?

Vajza: Po.

Gazetarja: Ty të dha drogë?

Vajza: Po, provoje tha.

Gazetarja: E provove?

Vajza: Po!

Gazetarja: Të detyroi ta provoje?

Vajza: Nuk më detyroi, thjesht tha provoje se është e mirë

Pak minuta nga cigarja, ka nisur ngacmimi.

Vajza: Filloi të fliste përçart.

Gazetarja: Po gjithë natën vazhdoi të të ngacmonte?

Vajza: Po, nuk flinte, unë i thashë fli gjumë flasim nesër.

Gazetarja: Si kaloi në këto muhabete?

Vajza: Më tha do të ndihesh si ndihet një femër? I thashë nuk më intereson ik fli.

Gazetarja: Po ai çfarë të thoshte?

Vajza: Më thoshte kam dëshirë vetëm një herë.

Gazetarja: Thjesht biseda?

Vajza: Po biseda, nuk më preku.

Thotë se e ka ndihmuar shoqja e saj, të cilës i ka dërguar edhe bisedat erotike që po i bënte i ati.

Gazetarja: Kishe frikë?

Vajza: Po, po mos të ishte shoqja ime e ngushtë kushedi ku do isha unë sot.

Gazetarja: Si të ndihmoi shoqja?

Vajza: I thashë rri këtu, mos fli, do të çoj ca gjëra po mos i fshi se unë i fshiva bisedat se nëse më kapte me ato ku i dihet.

Gazetarja: Bisedat ia çove shoqes?

Vajza: Po.

Ka arritur të largohet duke i thënë se ishte në punë. Ngacmimi seksual ka qenë kulmi i një situate të dhunshme që ajo dhe e ëma kanë përjetuar nga 37?vjeçari Rudolf Merolli për vite me radhë.

Gazetarja: Ushtronte dhunë?

Vajza: Po, nuk e denoncuam për 20 vite dhunë ndaj nesh dhe mamasë.

Në polici, Merolli nuk ka pranuar asgjë. Por çështja e tij do të përfundojë në Gjykatë.

Tv Klan

*Kjo video publikohet me qellim denoncimin e rasteve te tilla te abuzimeve

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/