TIRANË- Orari i lëvizjes së lirë për pensionistët, deri në orën 10:00, ka përfunduar edhe sot. Ndryshe nga dje bie në sy se sot më shumë e shfrytëzuan këtë mundësi, për shkak të kushteve atmosferike pasi sot edhe moti favorizoi këtë kategori për të dalë shëtitje.
Sakaq në disa qytete kishte edhe nga ata kategori qytetarësh të cilët nuk i respektuan rregullat, duke dalë në të njëjtën fashë orari si pensionistët.Ndërkohë duke filluar nga ora 11:00 deri në 17:30 do të kenë mundësinë të lëvizin prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Pjesa tjetër do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi, po ashtu sot do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, përjashtuar ata që punojnë me autorizimet përkatëse.