Pas dy muajsh i riu nga Patosi rilidh kontaktet me familjen dhe historia e abuzimit seksual

2020-03-04 8 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANË- Dy muaj pasi kishte humbur çdo kontakt me familje, Ardit Kamberaj "jep shenja jete". Pasi mësoi nga shokët se familja e tij kishte nisur ta kërkonte në "Pa Gjurmë", Arditi mori në telefon nënën e tij dhe i dha lajmin që ishin lutur çdo ditë, për dy muaj rresht, ai është mirë. Në studion e "Pa Gjurmë", nëna e tij Drita tha se është mjaft e gëzuar që kishte mundur të dëgjonte zërin e djalit, pas humbjes së kontakteve me të nga Gjermania.
TIRANË- U denoncua në "Pa gjurmë" se mbahej peng dhe dhunohej nga familja e bashkëshortit, reagojnë autoritetet zviceriane. Apelit të nënës, se kërkonte mbrojtje për të bijën në Zvicër bërë pak ditë më parë në studion e Report Tv në "Pa Gjurmë", iu përgjigj menjëherë policia zviceriane. Kjo histori, pas publikimit të rastit në emision pati jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat publikuan rastin e 28-vjecares, Englantina, viktimë e dhunës, e cila në një komunikim në telefon që bëri me nënën pak ditë para se të zhdukej rrëfehej se dhunohej.