Nis procesi i rivlerësimit të pasurive, Lame-qytetarëve: Aplikoni! - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-06 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Kadastrës, Artan Lame i bën apel të gjithë qytetarëve që të paraqiten me 7 shkurt pranë sporteleve të ADISA-s për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre. Ai njoftoi se që në ditët e para të muajit janar ka filuar edhe aplikimi i reformës më të fundit të qeverisë, reforma e shërbimeve ?ON LINE? përmes platformës ?e-Albania?.Aplikimi mund të kryhet edhe ?on line? direkt nga çdo i interesuar, duke aplikuar vetë direkt nga kompjuterët apo telefonat.Ndër të tjera, Lame sqaroi edhe mënyrën së si do të bëhet aplikimi. Në muajt shkurt dhe mars, do të kryhet rivlerësimi për qytetarët që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, ndërsa në muajt e tjerë, deri në shtator kur mbyllet procesi, bëhet shërbimi për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuar.E gjithë procedura e përpunimit të të dhënave zgjat 5 ditë pune.Sipas Lames, procesi do të ketë dy risi: ?Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetaret, si dhe do të aplikohen edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces rregjistrimi në Kadastër.?Nëpërmjet procesit të rivlerësimit, synohet që qytetaret të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive dhe përafrimi i tyre me vlerën e tregut.?I shprehur në shifra, ky përfitim për qytetarët realizohet duke e çuar vlerën e tatim fitimit në rast transaksioni, nga 15% në 3%, që e parashikon ligji i rivlerësimit.?