Pa Gjurme/ U nis me dy miq drejtë Sarandës, shokët dorëzojnë telefonin në familje

2020-01-25 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës, i cili aktualisht është 33 vjeç ka humbur kontaktet më 3 nëntor të vitit 2005. Ai u nis drejt Greqisë me 2 shokë të tjerë, njeri nga ishulli Lezhës, me dhe tjetri nga Spiteni i Lezhës. Për të kaluar kufirin ai është ndihmuar, nga një i afërm, i familjes me origjinë nga Saranda, kjo pasi Armondi kishte shprehur edhe më parë dëshirën për t?u larguar jasht. Një nga shokët e tij bashkëudhatër me të u nis me Armondin dhe u kthye 1 javë më pas. Ndërsa shoku tjetër qendroi 3 muaj atje. Nuk dihet me saktësi cfarë ndodhi gjatë kësaj kohe, por familjarët mësuan zhdukjen e të riut një muaj pasi ai kishte humbur cdo gjurmë. Me kthimin e një prej shokëve familjarët mësuan se djali i tyre ishte nisur për në Greqi, por ishte kapur nga policia, e cila e kishte kthyer në Shqipëri. Sipas kësaj dëshmie Armondi do qëndronte disa ditë në Sarandë sat ë bënte para dhe do të nisej sërish në tokën helene. 1 muaj më pas nëna telefonohet nga një numër privat me pretendimin se ishte i biri dhe se gjendej në Greqi.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv