Ora News - Shqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: Me Minishengenin Ballkanik fiton Serbia

2020-01-22 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

#rtvora #oranews
Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi kundërshtojnë nismën e Minishengenit Ballkanik të mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, pasi vlerësojnë se nisma i sjell përfitime direket vetëm Serbisë. Përfaqësuesi i komunës të Tuzit Nikoll Camaj, thotë se domosdoshmëri është forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve.

Pas Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi nuk e mbështesin nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për minishengenin Ballkanik.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ndoshta shteti shqiptar për momentin sheh një interes, ne nuk e shohim atë interes.

Përfaqësuesi i komunës shqiptare të Tuzit Nikoll Camaj thotë se më e domosdoshme do të kishte qenë të sigurohej një minishengen mes shqiptarëve dhe për këtë jep argumentet e tij.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Pra shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Malit të Zi të kenë një minishengen.

Si një njohës i mirë i realitetit në ish Jugosllavi, ish deputeti i parlamentit të Malit të Zi thotë se Serbia është me e fortë se Shqipëria në aspektin ekonomik, prandaj fitimtare e drejtpërdrejtë është vetëm ajo.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shqiptaret-e-malit-te-zi-kunder-rames-me-minishengenit-ballkanik-fiton-serbia

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp