Pa Gjurme-U nisën në Greqi zhduket tropojani dy ditë pasi kaluan kufirin Dyshime tek...

2020-01-11 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Nuk dihet nëse përdori një tjetër identitet kur kaloi kufirin grek. Fadil Ponari 25 vjec në atë kohë u zhduk dy ditë pasi kishte mbërritur në Greqi, në vitin 1996. Të vërtetën mbi zhdukjen e tropojanit e din vetëm një person, ai me të cilin u nisën datën e 25 majit. Bashkëshorti i kushërirës së tij Xhuma Rodhani është personi tek i cili familjarët vënë gishtin, si i vetmi që din të vërtetën. Më shumë se dy dekada i zhdukur, familja Ponari bën apel në emisionin ??Pa gjurmë?? për të rënë në gjurmët e Fadilit. Vëllai i tij, Hazir Ponari sqaron dyshimet që ata kanë mbi dëshminë kontardiktore që dha bashkëshorti i vajzës së tezes dhe telegramit që dërgoi kushërira pak muaj më pas.

??Është larguar nga Bajram Curri më 25 maj të vitit 1996. Fillimisht ka ardhur në Tiranë, për të takuar vëllain tjetër, i cili ishte ushtar pastaj ka shkuar tek motra në Elbasan dhe më pas në Korcë te vajza e teze. Ai është nisur me Xhumanë, burrin e vajzës së tezës, pas një jave, drejt Greqisë. Sipas dëshmisë së Xhumasë, kanë kaluar kufirin dhe policinë dhe pas afro dy ditë rrugë janë ulur për të pushuar. Kanë parë një cift grek që po kalonin. Xhuma thotë se shkova t?i pyes për punë çiftin grek, kur u ktheva nuk e gjeta Fadilin.Po ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi vajza e tezes kur na ka dërguar një telegram, pasi s?kishim telefon atëherë, në muajin shtator të po atij viti, shkruante se Fadili dhe Xhuma kishin filluar punë në Greqi. Pikëpyetja mbetet dëshmia kontradiktore e Xhumasë, që na tha se Fadili u zhduk papritur dy ditë pasi mbërritëm në Greqi, dhe tëlegrami i së shoqes 4 muaj më pas ku shkruante se ata kisihin filluar punë në Greqi. Vëllai u largua në maj, në shtator erdhi telegram??- rrëfen në studio i vëllai i Fadilit, Hazir Ponar.


Sot Fadili është një 48-vjecar, po ende asnjë gjurmë e tij. Nga viti 1996 deri në vitin 2007 Xhuma, që ishte me Fadilin në atë rrugëtim i ishte shmangur gjithnjë përballjes me familjen Ponari. Ai nuk kishte dashur të jepte asnjë sqarim, ndërsa për 10 vite me radhë nuk u takua me asnjë nga familjarët e Fadilit. Derisa këta të fundit i shkuan në shtëpinë e tij në Korçë për të mësuar më shumë mbi të vërtetën e zhdukjes së 48-vjecarit.

Dyshimet tona janë se Fadili mund të ndodhet në burg, pavarësisht kërkimeve që kemi bërë nuk kemi marrë përgjigje. Nuk e dimë nëse ka përdorur ndonjë identitet tjetër.Rrugën drejt Greqisë e dinte Xhumai, pasi kishte qenë me dhjetra herë atje. Ai din gjithcka. Ai mund të sqarojë të gjitha lëvizjet që ata kanë bërë. Xhuma nuk ka qenë korrekt, pavarësishte lidhjes së krushqisë që ne kemi. 10 vite ai nuk ka dashur të ballafaqohet me ne. Deri kur në vitin 2007 i shkuam në shtëpi për të mësuar fatin e Fadilit. Kur i shkova në shtëpi në Stopan të Korçës na tha se Fadili u zhduk pas dy ditësh kur kishim kaluar kufirin-përfundon rrëfimin në studio i vëllai.

Në vitin 2013 i vëllai Haziri ka shkuar në komisariatin e Devollit, duke kërkuar që Xhuma, si dëshmitari i vetëm për zhdukjen e Fadilit të ndiqet ...