Organizatat që mbikqyrin sistemin e drejtësisë në Kosovë ankohen se disa prokurorë e gjyqtarë janë caktuar pa meritë në postet e tyre. Këto organizata kërkojnë fuqizimin e mekanizmit për matjen e performancës.
2020-ta shihet prej tyre si viti ideal për nisjen e procesit të vetingut që konsiderohet si mënyra e vetme për rikthimin e besimit tek gjyqësori.
?Le të shpresojmë që viti 2020 do të përkthehet në vullnet politik të qeverisë së ardhshme për të filluar përgatitjet për një proces të vettingut në Republikën e Kosovës. Ne e kuptojmë që viti 2020 nuk mund të jetë viti i fillimit të vettingut pasi që nevojiten përgatitje, nevojitet plotësim ndryshim i kornizës ligjore, ku nënkupton edhe amendamentim të Kushtetutës, për çka për ne është e rëndësishme është që të ketë vullnet politik të koalicionit qeverisës që do të themelohet si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit. Në anën tjetër e kemi përsëritur thuajse në 6, 7 vitet e fundit që pa pasur një proces të vettingut do të jetë pothuajse e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, sistemi i drejtësisë t?i adresojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të ofrojë një drejtësi të bazuar në ligj, të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës?, shprehet Ehat Miftaraj.
Edhe Yllka Buzhala, nga Lëvizja Fol, shprehet se vettingu në drejtësi është i domosdoshëm, por që shton se duhet të bëhet shumë kujdes se si do të organizohet ai, duke theksuar nevojën për të parë se çfarë grupesh pune dhe ekspertësh do të përfshihen në këtë proces.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#kosove#TopChannel