Pse Britania bëri një sy qorr për bosin shqiptar të drogës?‘Daily Mail’ shkruan për e Flamur Beqirit

2020-01-06 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Daily Mail i rikthehet vrasjes së bujshme të Flamur Beqirit në Londër në vigjiljen e krishtlindjes përpara familjes së tij, me një artikull i cili titullohet ? A e ka mbyllur Britania njërin sy përpara këndit të lojrave të një gangsteri në pragun e derës së familjes mbretërore??.


Lordi shqiptar i drogës, thotë e përditshmja britanike u vra vetëm pak metra larg shkollës së princit George dhe princeshës Charlotte. Goditja e 36 vjecarit u krye me efikasitet të pamëshirshëm, vazhdon shkrimi, tamam si në një nga ato ekzekutimet që shihen nëpër filmat e Hollivudit.

Beqiri, që e përshkruante veten si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea, kur atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar mbi të pesë herë: një pjesë e plumbave e goditën në kurriz, por agresori nuk u mjaftua me kaq: si për tu siguruar plotësisht, u afrua, dhe e goditi edhe me një plumb në kokë.

Beqiri mbeti i shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa e shoqja, Debora Krasniqi, thërriste për ndihmë. Emigranti me origjinë shqiptare vetëm përpara një dekade ishte përmendur si njëri prej njerëzve më të kërkuar në Suedi, vendi ku praktikisht qe rritur, e ku rezultoi të kishte qenë kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të marijuanës.

Ai u arratis për dy vjet, por në fund u vetëdorëzua në policinë suedeze, ku pas një ndalimi të shkurtër dhe disa lojërave të çuditshme ligjore, akuzat për trafik droge u rrëzuan, dhe në fund, u padit vetëm për ca shkelje më të vogla, cka e lejoi t`ia hidhte paq vetëm me një dënim të pezulluar dhe një gjobë.

Sipas disa burimeve të cituara nga Dailymail, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij iu rikthyen tregtisë së tyre kriminale, por u gjend në mesin e një grupi të bandave rivale. Situata u përshkallëzua dhe një prej miqve të tij u vra.

Kur ndodhi kjo, Beqiri ishte zhvendosur tashmë në Londër. Ai u bë që në 2015-tën rezident në kryeqytetin britanik, por edhe këtu kishte vazhduar të merrte kërcënime me vdekje. 36 vjeçari ishte një djalë simpatik e shumë elegant, dhe kishte qasje ne rrethe të larta shoqërore.

Por përse e lejoi ministria e brendshme, shkruan gazeta, këtë person me precedent penalë, që njihej për lidhjet me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, të shpërngulej në Mbretërinë e Bashkuar?

Nga mendonin autoritetet që vinin paratë e tij, me të cilat financonte një jetesë tejet luksoze, vazhdon artikulli, dhe përse u lejuan ai, dhe bashkëpunëtorët e tij që të krijonin një rrjet biznesesh të errëta në Angli, përmes të cilave lëviznin sasi gjigante parash.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DailyMail#Fl...