Kapet autori i vrasjes së pronarit të minimarketit në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-20 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndalohet autori i dyshuar i vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duci, mengjesin e të enjtes në fshatin Mborje.Policia e Korcës bëri të mundur arrestimin e shtetasit D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Vrasja me dashje".Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Autori i vrasjes dhe viktima Flamur Duci janë kushërinj me njeri-tjetrin.Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku konfirmoi se 18 vjecari Devis Hoti rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën Flamur Duci.48 vjecari u vra me thike dhe më pas u lye me benzinë për tu djegur para dyqanit të tij në fshatin Mborje ditën e enjte në mengjes.Pas krimit mbi 70 persona nga fshati Mborje u shoqëruan mes te cileve edhe babai i autorit te dyshuar te krimit, derisa policia arriti tek 18 vjecari Devis Hoti.Ai ka qënë I dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.Burime te rezervuara thane per Vizion Plus në mes të kësaj historie të rëndë krimi mes dy pjestareve të një gjaku mund të jetë një femër, pra dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni ndonëse ende kjo pistë nuk konfirmohet.Flamur Duci jetonte I vetëm prej pak kohësh pasi ishte ndarë nga gruaja e tij.