TIRANE- Nga data 20 Dhjetor Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të pushojnë së funksionuari. Kjo ka qenë deklarata e Kreut të KLP, Gent Ibrahimi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokuorisë. Një javë nga ngritja e SPAK KLP vendosi sot transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve të Krimeve të Rënda që kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Ibrahimi tha se ky transferim nuk është bërë duke marrë pëlqimin e prokurorëve, për shkak se parësore është struktura dhe jo interesat individuale.
Në mbledhjen e sotme, KLP vendosi transferimin e tyre drejt prokurorive të Shkallës së Parë,Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Në Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë Besim Hajdamataj, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana dhe 7 prokurorë të tjerë të caktuar përfundimisht në këtë post.