Report TV - Vijojnë kërkimet te 'Mira Mare' në Durrës, dyshohet për një person nën rrënoja

2019-12-12 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Pak pas mesnate, grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek "2 Gjelat" po në qytetin bregdetar.

Po pavarësisht se të gjithë trupat janë nxjerrë, lidhur edhe nga dëshmitë e njerëzve e familjarëve të cilët nuk raportojnë më për njerëz të humbur, pika e vetme ku po vijojnë kërkimet, janë rrënojat e hotel Mira Mare, ku dyshohet se ka ende një person nën to. Grupet që po punojnë për kërkim shpëtimin tek hotel Mira Mare, janë ato të Serbisë dhe të Malit të Zi. Këtë e ka konfirmuar edhe ministria e Mbrojtjes. Në gërmadhat e kësaj ndërtese u nxor i pajetë pasditen e djeshme 41-vjeçari, Sotiraq Misha, por dyshimet janë se nën rrënojat e këtij hoteli është edhe një person tjetër.

Fillimisht grupi i kërkim-shpëtimit tek hotel Mira Mare i ndërpreu punime, por një grup kroatësh bënë kërkime fundit me qen nuhatës dhe mesa duket sinjali nga qentë është dhënë se nën rrënoja ka ende persona, kështu kërkimet do të vijojnë më tej.