Volejbolli shqiptar kthehet në kupat e Europës dhe kjo te meshkujt ndodh me një derbi. Shorti në Challenge Cup vendosi përballë Partizanin dhe Erzenin.
Të kuqtë janë kampionët në fuqi të Shqipërisë, ndërsa ekipi nga Shijaku në 2018. Një përballje që ndryshon për nga rëndësia kësaj here, por që në fund për trajnerin e Partizanit, Ylli Tomorri, fituesi do të jetë volejbolli shqiptar.
?Unë mendoj që do të jenë ndeshje të forta dhe do të dhurojmë një volejboll të mirë. Është e mirë që në turin e dytë do të jetë një ekip shqiptar, kushdo që të jetë, Erzeni ose Partizani është nder për volejbollin shqiptar?.
Arben Sako i Erzenit thotë se kjo sfidë do të jetë një mundësi për këta lojtarë, pasi disa prej tyre janë pjesë e Kombëtares.
?Në këto dy skuadra janë të ndërthurur lojtarët më të mirë shqiptarë, që do të thotë që edhe performanca që do të bëjnë këta lojtarë në kupat e Europës do të jetë një hap shumë i madh për volejbollin shqiptar?.
Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën në Tiranë, ajo e kthimit më 27 Nëntor në Durrës. Skuadra që kualifikohet në fazën tjetër do të përballet me Powervolley Milano.
Tv Klan