http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsionin në administratën publike.Ish deputetja Jorida Tabaku duke iu referuar publikimeve të Bankës Botërore thotë se shifrat janë alarmante pasi sipas saj 34.6% e biznesit duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.Ajo shton se Rama dhe kabineti tij sot janë në bankën e të akuzuarve si qeveria më e korruptuar.Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar. Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.Tabaku thotë se në ditët në vijim PD do të denoncojë të prova prova që sipas selisë blu I shtohen dosjes së madhe të korrupsionit qeveritar.Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar.Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013.Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit.Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset.Partia Demokratike nëpërmjet, Tabakut, tha se do t?u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, derregullim të tregut dhe një treg të lirë e të konkurueshëm, por do t?u japë atyre mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëj...