#rtvora #oranews
Mungesa e tregut për shitjen e prodhimit, mungesa e subvencionimit nga qeveria dhe skema e rimbursimit të TVSH ngriti në revoltë fermerët e Beratit dhe Myzeqesë. Ata u bënë bashkë dhe për 30 minuta bllokuan qarkullimin në aksin Lushnje-Berat. Fermerët thanë se po situata po i çon drejt falimentit dhe braktisjes së tokës.
Fermerët e Beratit, Lushnjes e Fierit, janë revoltuar pasi nuk po arrijnë të shesin prodhimin bujqësor te serave.
Ndaj këtë të hënë u bënë duke bllokuar për 30 minuta aksin Lushnje -Berat pranë urës së Kuçit.
Aty përsëriten ankesën se prodhimi u ka mbetur pa shitur ose detyrohen ta japin nën kosto për të mos e kalbur në sera.
"Nuk shesim dot prodhimet bujqësore. Çmimi në treg është 10 lekë, ndërkohë që kosto është 30 lekë."
Ata folën për destabilizim të tregut, dhe këtu theksuan nevojën e ndërhyrjes së qeverisë. Por këtë të fundit e akuzojnë për skemën 6% të rimbursimit të TVSh dhe mungesën e subvencionimit.
Kjo pankartë "Bashkë me domatet po kalben edhe shpresat", sipas tyre tregon më së miri situatën në të cilën ndodhen.
Vetëm në Kutalli të Beratit përllogaritet se kultivohen rreth 700 hektarë me sera në çdo stinë dhe qindra të tjera në fshatrat e Lushnjes e Fierit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-beratit-dhe-lushnjes-ne-proteste-bllokojne-rrugen-nacionale
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz