TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur me kushte ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore. Lideri demokrat u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se më parë duhet të zgjidhim krizën politike. Një tjetër kusht për shumicën ishte edhe emri i Damian Gjiknurit, që sipas Bashës nuk mund të jetë bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi ka dalë në përgjime te dosjes 184 të zgjedhjeve lokale të Dibrës.
"Sot prioritet është zgjidhja e krizës, politike. Zgjidhja e krizës është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD-së dhe opozitës së bashkuar. Këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, Mark Babanin dhe Agim Kajmakun. Raporti i OSBE-së është i qartë, hapet me fjalinë që korniza ligjore është e plotë por mund vullneti politik. Prandaj zgjidhja e krizës dhe integrimi, zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik.