Report TV -Ditë e shënuar për botën! Sot 109 vjetori i lindjes së humanistes Nënë Tereza

2019-08-26 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dita e sotme (26 gusht) përkon me ditën e lindjes së humanistes botërore Nënë Tereza. Gruaja me mendje dhe zemër të madhe që bëri që një botë e tërë ta dojë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: ?Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë?. Ndërkohë në vitin 2016 Nënë Tereza e Kalkutës është shpallur e shenjtë! Shqiptarja që ia kushtoi jetën e saj të varfërve, të sëmurëve, atyre që askush nuk i donte më, u shpall shenjtore në Vatikan nga Ati i Shenjtë Papa Francesku. Papa në atë kohë ka shqiptuar formulën e kanonizimit dhe ka regjistruar si të shenjtë Nënë Terezën.