Report TV - Rregullat e reja/ Banesat sociale, ja dokumentat që plotësohen për t'i përfituar

2019-08-17 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Këshilli i Ministrave ka vendosur pak kohë më parë rregulla për personat që kërkojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social. Sipas VKM-së përkatëse, të drejtën për aplikim për përfitimin nga programet sociale e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar, dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse, të cilat plotësojnë kushtet për strehimin social. Të drejtën për aplikim e kanë edhe individët/familjet rome të paregjistruar/a në zyrën e gjendjes civile të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku aplikojnë, për të cilët njësia e vetëqeverisjes vendore ka informacion se banojnë në atë njësi të vetëqeverisjes vendore.

Aplikimi i të miturve nën moshën 18 vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastet kur, bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrativ, mbeten të pastrehë për arsye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre, bëhet me kërkesën e një përfaqësuesi të caktuar me vendim gjykate ose akt administrativ.

Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e strehimit social. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t?u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit.