Rama: Valdrin Pjetri nuk është kriminel e Basha: Pjetri, kriminel - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-16 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama e cilëson fshehjen së dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali si të patolerueshme.Megjithatë ai shton se Valdrin Pjetri nuk është kriminel pasi bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur qysh në moshën 19 vjeç e për më tepër që ai ka shërbyer në administratë qe në kohën e PD.Kreu i qeverisë propozon që të hartohet një ligj për afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje.?Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme! Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!? shkruan Rama në Twitter.Sipas Ramës, Valdrin Pjetri duhet të përjashtohet dhe të marrë të gjitha përgjegjësitë në lidhje me vetëdeklarimin e remë në formularin e dekriminalizimit.?Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s?mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.?Rama paralajmëron më tej se ka ardhur koha që të nisë verifikimi shtetëror I të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit me qëllim që çdo kush që ka mashtruar të mbajë përgjegjësi para ligjit.?Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s?mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.Kreu demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit.Në një postim në Facebook, Basha akuzon kryeministrin Rama se futi në politikë dhe në zyrat e shtetit dhjetra kriminelë me rekorde të rrezikshme.Sipas liderit demorkat, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë dhe se e keqja e vendit vijon të mbetet kryeministri Rama. Basha thotë më tej se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin mbetet largimi i kryeministrit Rama.?Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsë...