Basha nga Korça: E gjithë jeta e Ramës është pazar, ndryshe çmendet ose kërkon 'përça e sundo'

2019-07-31 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

KORÇË- Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama nga Korça, ku u takua me strukturat e PD-së. Ai tha se Rama kërkon pazar dhe kur nuk arriti të realizojë dot pazaret dhe tashmë ka nisur një mision përça e sundo për të shmangur gjykimin e politikanëve. Basha përsëriti edhe njëherë kërkesat e tij për zgjedhje parlamentare dhe vendore në një ditë, nën mbikëqyrjen e një qeverie tranzitore.

?30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.

Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve

Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.

Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër ?përça e sundo?. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% "Rama ik.

Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa?, u shpreh Basha.