Report TV - Durrës, ngacmohet seksualisht e mitura, sociologu Tushi: Të mësohet kultura e denoncimit

2019-07-19 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës ku një vajzë 8-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 16-vjeçar, për Report Tv, sociologu Gëzim Tushi ka deklaruar se rastet e kësaj natyre janë shumë më tepër nga sa marrim njoftime. Kjo sipas tij vjen nga kultura që është në vendin tonë për të mos denoncuar rastet e abuzimeve. Sociologu shton se gjendemi në një situatë alarmante dhe u takon prindërve dhe mësuesve që të injektojnë kulturën e denoncimit tek fëmijët pasi ata janë në përgjegjësinë e tyre për gjatë gjithë ditës.

"Ne shoqërinë shqiptare që kemi turp për të treguar. Të rinjtë që abuzohen dhe që denoncojnë janë shumë pak me atë që ndodh në të vërtetë. E keqja është shumë herë më e madhe. Apo siç është rasti i vajzës 8 vjeçare. Realiteti është biologjik. Fëmijët kanë zhvillim seksual, modulet e sotshme kanë ndryshuar, tani piqen seksualisht më shpejt dhe kjo rrit alarmin social për përgjegjësin për ti mbrojtur fëmijët. Së pari duhet të mësojmë kulturën e denoncimin nga fëmijët. Prindërit duhet të krijojnë kulturën e fëmijëve për të denoncuar. Edhe mësuesit dhe prindërit nuk duhet të kenë indiferencë pasi fëmijët mund të jenë viktima të mungesës informative të dy institucioneve" ka thënë ndër të tjera sociologu.