Report TV - 'Lufta' në Kavajë, të arrestuarit dalin para gjykatës

2019-07-08 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gjykata e Kavajës pritet që të japë masën e sigurisë për pesë të arrestuarit për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastësishëm që ishte duke blerë bukë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ardian Dedejn, Eraldo Hykën, Qazim Merkajn, Marjus Aliun dhe Agron Kollçakun, i cili nuk është në gjykatë për shkak të gjendjes shëndetësore. Report Tv sjell pamjet e të arrestuarve para gjykatës.