Një kalimtar që sapo kishte dalë nga furra e bukës dhe po shkonte në shtëpi mbeti i vdekur nga përplasja me armë zjarri mes 2 grupeve dje në Kavajë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur. Protagonistët kryesorë të ngjarjes janë vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka së bashku me vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedejt nga njëri krah dhe vëllezërit Denis me Marjus Aliu nga krahu tjetër.
Ndërkohë nga vëzhgimi i Report Tv në rrjetet sociale të disa prej protagonistëve rezulton se njëri prej tyre Eraldo Hyka është mundës madje ai ka fituar edhe çmime në këtë sport. Nga ana tjetër 22 vjecari Eraldo Hyka rezulton se është mbështetës i Partisë Demokratike, teksa nuk mungojnë fotot e tij me flamurin e kësaj force politike madje e ka vendosur edhe foto profili. Ai aktualisht është arrestuar nga policia. Ndërkohë në profilin e vëllait të tij Elio Hyka ka më pak të dhëna ai rezulton se është student i Universitetit të Sporteve. Denis Aliu është një tjetër nga të rinjtë që u përfshi në konfliktin e armatosur dhe dyshohet se plumbat e armës tij i kanë marrë jetën Ramazan Hasaliut, i cili mbeti i vdekur sapo doli nga furra me qesen e bukës në dorë.
Denis Aliu është në kërkim, ndërsa vëllai i tij Mariusi është arrestuar. Ardian Dedej një prej të përfshirëve në konflikt rezulton i dënuar më parë për tentative vrasje. Ndërsa i riu tjetër është Qazim Merkja, i cili ka qenë në krah të Ardian Dedejt dhe Eljo Hykës. Protagonistët e tjerë vëllezërit Rustem dhe Ardian Dedej që kanë qenë në krah të vëllezërve Hyka në këtë konflikt. (Lexo këtu ngjarjen e zbardhur në Kavajë).